17:20 / E Martë, 27 Shtator 2022 / AR

Alec Baldwin mund të ndiqet penalisht për të shtëna me armë zjarri

Alec Baldwin mund të ndiqet penalisht për të shtënat në xhirimet e filmit “Rest”.

Ai është njëri nga katër të dyshuarit e mundshëm raporton Deadline, transmeton Indeksonline.

Në këtë incident mbeti e vdekur Halyna Hutchins.

Prokurori tha javën e kaluar se njëri nga katër persona mund të akuzohen, ku aktori Alec Baldwin është njëri nga të dyshuarit e mundshëm.

Në fund të fundit, prokurori ende nuk ka vendosur nëse dikush do të akuzohet, dhe nëse po, kush?/Indeksonline/