Aleix Vidal arrin marrëveshje personale me klubin e ri
Largimi i Aleix Vidal nga Barcelon është gjithmonë e më afër.
Lojtari i Barcelonës ka arritur tashmë një marrëveshje me Sevillan, e që është një kontratë 4-vjeçare. Por, siç raporton Mundo Deportivo, ende mungon marrëveshja mes klubeve.
Burime të Mundo Deportivo kanë thënë se “akordi me lojtarin është kryer” .
Problemi i vetëm duket të jenë kërkesat ekonomike të Barcelonës. Aleix Vidal pritet të jetë një lojtar i Sevillas në merkaton e verës, nëse jo në këtë merkato. /IndeksOnline/