15:40 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aleksandër Vuçiq vjen në Kosovë, përmes telefonit të Marko Gjuriqit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviq po qëndrojnë në Republikën e Kosovës.

Pas fjalimit drejtuar qytetarëve të veriut, Gjuriq ua ka përcejllur një mesazh të presidentit, Aleksandër Vuçiq, përmes një audio-incizimi.

Numri një i Serbisë u dha porosi të qartë serbëve të Kosovës se do ta kenë në vazhdimësi përkrahjen dhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai ka përmendur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do ta marrë dritën jeshile shumë shpejtë nga BE-ja.