22:45 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Aleksia Peleshi zbulon çfarë i ka thënë i ati pas ndarjes nga Romeo!

Pak kohë më parë u publikua ndarja e Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshaj. Ndonëse vajza bën sikur nuk është e dashuruar ama në çdo intervistë që del flet për të.

E ftuar në Wake Up, Aleksia ka treguar se çfarë ka thënë i ati Niko Peleshi pas ndarjes.

“Ai s’ka qejf të flitet për jetën private, madje edhe kur i them të bëjmë video thotë: ikë se na kanë bërë si lolo”- ka thënë Aleksia.

E pra mesa duket Nikos nuk i pëlqen aspak po kot nuk thonë: ç’të bën fëmija s’ta bën as perëndia!