17:12 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Alemda Abazi shfaqet e lumtur në krahët e Tolghan-it

Almeda Abazi njihet për bukurinë e saj, për të cilën është kurorëzuar me më shumë se 3 çmime, shkruan Indeksonline.

Ajo u zgjodh si mbretëreshë dhe fitoi Miss Tirana, Miss Albania dhe Miss Globe Universe më 2008. 

Almeda njihet edhe si këngëtare dhe modele dhe tanimë ajo po jeton dhe vepron në Turqi, ku edhe ka krijuar familjen e saj, pas martesës me aktorin e njohur turk Tolghan Sayisman në vitin 2017.

Tanimë ajo është bërë nënë dhe vazhdimisht shfaqet me fëmijën e saj duke pasqyruar lumturinë në familje.

Së fundmi ajo në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një imazh të bukur në krahët e burrit të saj. /Indeksonline/