75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 02 Shtator 2025 / S Z

Alessio Tacchinardi e ‘çon në qiell’ Zhegrovën: Lojtar fantastik, shpresoj të ketë një sezon të madh tek Juventus

Edon Zhegrova ka bërë një transferim të madh tek skuadra e Juventus.

Sulmuesi kosovar do të veshë fanellën e skuadrës së madhe italiane, duke bërë një lëvizje të madhe në karrierën e tij.

Zhegrova ka firmosur kontratë deri në qershor 2030 dhe konsiderohet si një nga afrimet më të rëndësishme të Juventusit në këtë afat kalimtar.

Edoni është pritur jashtëzakonisht mirë tek ‘Zonja e Vjetër’, kurse tashmë po merr fjalë të mëdha edhe nga legjendat e klubit.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport’, ish lojtari i Juventusit, Alessio Tacchinardi e ka vlerësuar maksimalisht yllin e dalur nga futbolli kosovar.

“Mendoj se Zhegrova është një lojtar fantastik dhe i mrekullueshëm, shpresoj se do të ketë një sezon të madh tek Juventus. Ai ka cilësi fantastike”, deklaroi Tacchinardi, për ‘GazetaBlic Sport’.

Ish mesfushori italian njihet për karrierën e tij të bujshme, në veçanti për vitet e kaluara tek skuadra e Juventus, atje ku fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar me ‘Zonjën e Vjetër’. Tacchinardi luajti për 13 vite tek Juventus, nga viti 1994 e deri në vitin 2007, duke qenë pjesë e një gjenerate të artë të kësaj skuadre.