11:13 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Alex-Ferguson: Superliga do të thotë të heqësh dorë nga historia 70 vjeçare e futbollit evropian

Edhe ish-trajneri i Man United, Sir Alex – Ferguson e ka komentuar themelimin e Superligës Evropiane.

Ferguson është kundër kësaj lige, pasi thotë se ajo dëmton futbollin e krijuar prej vitesh, shkruan IndeksOnline

Sipas tij, kjo do të thotë të heqësh dorë nga historia 70 vjeçare e futbollit evropian.

“Superliga do të thotë të heqësh dorë nga historia 70 vjeçare e futbollit evropian”, tha ai.

“Nga trajner i Aberdeenit për të fituar Ligën e Kampionëve (Ish-Kupa e Kupave të cilën e kishte fituar në vitin 1983) ishte si të ngjisësh Malin Everest”, shtoi ai.

“Evertoni tani po shpenzon 500 milionë euro me ambicien që të luajë në Ligën e Kampionëve, tifozët e duan Ligën e Kampionëve ashtu siç është”, tha Ferguson.

“Kam qenë pjesë e katër finaleve dhe ishin netët më speciale. Manchester United? Nuk bëj pjesë e këtij diskutimi!”, përfundoi Alex Ferguson.