Alex Morgan del kundër Cristiano Ronaldos
Alex Morgan, kampionia e botës me SHBA-të, ka publikuar një artikull të gazetës “Vice”, me titull: “Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në sport”, duke iu referuar pushimit të çështjes kundër futbollistit të Juventusit në lidhje me akuzat për përdhunim nga Katrin Majorga.
Në artikullin e gazetës “Vice” shpjegohet me të gjitha detajet se si çështja kundër sulmuesit 34-vjeçar u pushua nga gjykata në Las Vegas, duke i dhënë të drejtë atij, por që sipas kësaj medie, Ronaldo ka paguar para dhe ka arritur të mbyllur të gjithë zërat kundër tij, jo vetëm për këtë rast, që ishte akuza më e rëndë ndaj tij, por edhe për akuza nga femra të tjera.