Alex Rodriguez bën shaka për të qenit beqar pas ndarjes së Jennifer Lopez

Alex Rodriguez mund të ketë humbur Jennifer Lopez, por ai nuk e ka humbur sensin e tij të humorit.
Ndërsa mbulonte American League Division Series, ish-ylli i bejsbollit bëri shaka për statusin e tij beqar, pasi u nda nga Lopez në fillim të këtij viti.
E gjitha filloi kur në transmetimin e drejtpërdrejtë të FOX Sports u shfaqën pamjet e lojtarëve nga Tampa Bay Rays duke u çlodhur dhe duke ngrënë kokoshka.
“Nuk është hera e parë që njerëzit hanë kokoshka në mes të lojës,” tha prezantuesi Kevin Burkhardt, pasi pamjet e Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë Super Bowl 2010 u shfaqën në ekran.

Ndërsa A-Rod, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në 2011-ën, ia ktheu me humor:
“KB, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar!”
"KB, that's maybe why I'm single." –@AROD 😢@Kevinburkhardt | @Davidortiz | @TheBigHurt_35 pic.twitter.com/vuC4QPZc76
— FOX Sports: MLB (@MLBONFOX) October 8, 2021
Momenti bëri që prezantuesit të shpërthenin në të qeshura, ndërsa videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Nryshe nga Alex, Jennifer Lopez e ka gjetur sërish dashurinë dhe duket më e dashuruar se kurrë me Ben Affleck.
