13:07 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / B O

Alex Rodriguez e merr sërish veturën luksoze që ia kishte bërë dhuratë Jennifer Lopez

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 50-të në vitin 2019 me një organizim madhështor.

Në po të njëjtën ditë, ish-i fejuari i saj, Alex Rodriguez i kishte blerë asaj një veturë tejet luksoze, shkruan Daily Mail.

Makina kishte ngjyrë të kuqe, derisa vlera e së cilës arrin deri në 140 mijë dollarë (119 mijë euro).

Pas këtyre dy vitve dhe ndarjes së tyre, ARod ka zgjedhur që të marrë sërish veturën të cilën ia kishte dhuruar artistes asokohe,

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ky i fundit kishte pozuar para të veturës.

“Jam shumë me këmbë në tokë”, ka shkruar ai në përshkrim.

46-vjeçari ishte veshur me plot stil, derisa në faqet rozë po komentohet shumë ndarja e tij me këngëtaren e njohur.

Një veprim i tillë nga ana e tij erdhi pasi Jlo e largoi në rrjetin social Instagram./Indeksonline/