23:30 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Alex Rodriguez feston në Ibiza me yllin e veshur me bikini

Alex Rodriguez është duke u kënaqur nën diellin europian prej një jave tashmë, duke lundruar bregun e St. Tropez, më pas në Monaco dhe në fund duke mbërritur në Spanjë.

I gjithë ky udhëtim ka qenë një festë e gjatë e 46-vjeçarit, ku ka kaluar disa ditë me miqtë.

Fotot e fundit tregojnë ish-sportistin në Ibiza me miqtë, ish-yllin e futbollit Eric Decker me bashkëshorten, këngëtaren e muzikës country Jessie James Decker, si dhe me reporteren sportive Melanie Collins.

Katërshja kanë kaluar një pjesë të kohës duke qeshur dhe duke shkrepur foto së bashku teksa lundronin në jahtin luksoz,shkruan TvKlan.

Shumë kanë spekuluar se Collins, 35 vjeç, mund të jetë lidhja e parë e sportistit të njohur, pas ndarjes së Alex nga Jennifer Lopez. Por disa burime thonë se ai dhe reporterja e CBS janë “thjesht miq” që janë njohur nëpërmjet ciftit Decker.

Kjo nuk ka bërë asgjë për të qetësuar zërat sidomos kur dyshja u pa duke bërë pazar në jug të Francës vetëm 2 orë më vonë se ish e fejuara e tij J-Lo, në të njëjtin vend.

Pas ndarjes me Lopez jeta romantike e Rodriguez ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë se gjatë kësaj kohe ai është parë edhe në një jaht me shumë vajza veshur me bikini.