Alex Rodriguez-it i grabiten gjësende në vlerë prej gjysmë milioni dollarë
Një hajdut u fut në automjetin e legjendës së bejsbollit Alex “A-Rod” Rodriguez të dielën n në San Francisko, duke vjedhur gjësende të vlerësuar prej gjysmë milion dollarësh, thanë burime të njohur me hetimin për The Chronicle.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në 10 të mëngjesit derisa Rodriguez ndodhej në stadium duke ndjekur ndeshjen Giants-Phillies.
Gjësendet e vjedhura përfshijnë bizhuteri, një laptop, një aparat fotografik dhe pajisje elektronike që arrijnë në shifrën e 500 mijë dollarësh.

“Më vjen keq që u morën disa sende që të natyrës personale dhe të pazëvendësueshme me vlerë sentimentale. Unë jam i inkurajuar që zbatimi i ligjit lokal ka pamjet e sigurisë së krimit dhe po bëjnë gjithçka mundet për t’i rikthyer ato” ka thënë i fejuari i Jennifer Lopez.
Autoritetet policore kanë thënë se janë duke e trajtuar këtë rast me prioritet të lartë.

Vjedhjet e gjësendeve të personave të profilit të lartë vjen pasi San Francisko vazhdon të luftojë me një epidemi të vjedhjeve automobilistike që kanë qenë një numër rekord vjedhjesh vitet e fundit./Indeksonline/