16:30 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alex Witsel largohet nga Tianjin, transferohet e klubi i madh evropian (Video)

Alex Witsel është gati që të rikthehet në top 5 kampionatet evropiane pasi ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin, shkruan IndeksOnline.

Reprezentuesi brazilian, i cili do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare ne klubin gjerman, ka qenë që moti i lidhur me klubet e mëdha evropiane.

Ai karrierën e filloi në Standard Liege, teksa më pas u transferua te Benfica për një sezon dhe më pas u transferua në Rusi te Zeniti.

Witsel iu bashkua Tianjin për 20 milionë euro në janarin e vitit 2017, ku shënoi golin e parë të klubit në Super Ligën kineze.

Ai e ndihmoi ta përfundojë sezonin në vendin e tretë, por pas 16 ndeshjeve këtë sezon, ata renditen në vendin e nëntë.

Witsel ka luajtur rol krucial në kampanjën e Belgjikës në Kupën e Botës, ku ata e mposhtën Anglinë në play-off për vendin e tretë në muajin e kaluar.

Dhe Dortmundit i mjaftuan paraqitjet impresive të tij kohëve të fundit për ta kompletuar transferimin e Witsel./IndeksOnline/