75 Mall Live Search
10:23 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Alexa, skuq patatet!”: Amazoni zbulon mikrovalën e re të zgjuar

Pasi nxori mikrovalën AmazonBasics vitin e kaluar, Amazoni tashti ka treguar produktin e tij të ri – një mikrovalë të zgjuar që funksionon si një “tigan ajri” dhe si një furrë e ndërlidhur me ventilator.

Mikrovala AmazonBasics kishte më pak fuqi, duke e bërë atë të shkëlqyeshme për dhomat e studentëve ose hapësirat e tjera që përdorin vetëm tiparet themelore, ndërsa ky model duhet të jetë shumë më i aftë dhe i pranueshëm.

Edhe pse ende nuk ka një mikrofon të integruar, pasi mikrovalët ndërhyjnë në funksionimin e tij, kjo furrë vjen me altoparlantin inteligjent echo dot për kontrollin e zërit.

Një tjetër mundësi interesante është që produktet mund të skanohen për të futur automatikisht informacione rreth përgatitjes së tyre në furrë.

Furra e mençur e Amazonit është tashmë e disponueshme për parashitje me një çmim prej 250 dollarësh.