Alexander-Arnold te Reali? Flet Arne Slot

Trent Alexander-Arnold është lojtari më i komentuar për momentin.
Ai do të bëjë hapin e madh në karrierë, ku do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit si lojtar i lirë.
Në konferencën e shtypit para derbit të “Merseyside” kundër Evertonit, trajneri Arne Slot foli rreth situatës së tij.
“Situata e Trentit? Ai është lënduar për fat të keq. Kjo do të thotë se ai është plotësisht i fokusuar në rikuperimin e tij. Real Madridi? Asnjëherë nuk kemi qenë të fokusuar në bisedimet e jashtme”, shprehet Slot.
Liverpooli, do të presë nesër në “Anfield” rivalin e të njëjtit qytet, Evertonin me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/