Alexander de Croo, kryeministër i ri i Belgjikës

Liberali flaman, Alexander De Croo, do të jetë kryeministri i ri belg, që do ta drejtojë një qeveri koalicioni, njoftuan mediet lokale.
Zgjedhja vjen 16 muaj pas zgjedhjeve dhe pas negociatave intensive, raporton ATSH-ja.
Duke cituar “burime të besueshme”, agjencia belge e lajmeve, Belga, tha se politikani De Croo do të kryesojë Qeverinë e koalicionit me shtatë parti.