Alexander Pato po rikthehet në Milan?
Ishte ndër futbollistët më të talentuar dhe më me potencial por lëndimet ia shkatërruan karrierën.
Futbollisti brazilian, Alexandre Pato përfundoi në skuadrën kineze, Tianjin Quanjian, transmeton Indeksonline.
Por kontrata me kinezët i ka përfunduar këto ditë që do të thotë se Pato është lojtar i lirë.

Sipas ‘Vito Angele’, lojtari brazilian i është vetëofruar ish-skuadrës së tij, AC Milan.
Por Rosonerët nuk e kanë në plan që të transferojnë Paton për shkak që në sulm ka opsione të shumta.
Braziliani ishte bërë i njohur tek Milan, duke qenë futbollisti kryesor në skuadrës sa ishte pjesë e Rosonerëve./Indeksonline/