18:29 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Alexandre Pato drejt Birmingham Cityt

Spekulimi i fundit që është duke qarkulluar nëpër media është duke kapur shumë vëmendje.

Ish sulmuesi i AC Milan, braziliani Alexandre Pato spekulohet se është pranë një kalimi tek Birmingham, ekip ky që garon në ligën e dytë të Anglisë, raporton “EveningStandard”.

Pato momentalisht është agjent i lirë që nga muaji gusht kur edhe e kishte shkëputur kontratën me klubin e Sao Paulos.

Një rikthim tek klubi brazilian Internacional duket se është jashtë opsioneve, dhe tani ekipi i Aitor Karankas si duket është duke konsideruar për të bërë një ofertë të “majme” drejt agjentit të Patos, ku për 31 vjeçarin kanë shprehur interesim edhe dyshja e ekipeve nga Seria A, Genoa dhe Spezia.