“Alexis, do të këtë sukses tek Interi”
Ish-sulmuesi i Interit, Alessandro Altobelli, ka mirëpritur sulmuesin, Alexis Sanchez.
Sanchezi iu bashkua Interit javën e kaluar në formë huazimi nga Manchester Unitedi.
Për këtë gjë Altobelli është i gëzuar pasi mendon se do të jetë arma sekrete për të mundur Juventusin.
“Është një lojtar, i cili është i njohur në Itali. Mund të luajë si qendërsulmues, ndihmëssulmuesi ose sulmues i krahut. Interi është klub që dëshiron të fitojë dhe me Sanchezin. Kanë një klub të fortë. Juventusi qëndron përpara, por kiliani mund të jetë arma sekrete për “Neurazurët”, që të mposhtë “Zonjën e vjetër”, ka deklaruar ai.
Interi këtë sezon ka dy fitore dhe është në vendin e parë në tabelë. /IndeksOnline/