Alfa Romeo “viktima” e parë e aleancës FCA-PSA
Një ditë pas bashkimit midis FCA-së dhe PSA-së, një anëtari të grupit italian-amerikan iu “shkurtuan krahët”.
Sipas Automobile Magazine, Alfa Romeo, ka braktisur modelet 8C dhe GTV të cilat ishin pjesë e një plani pesëvjeçar të zbuluar vitin e kaluar.
Dy modelet sportive ishin planifikuar të dilnin në treg në vitin 2022, por drejtuesit e FCA-së kanë vendosur të kufizojnë investimet në modele të reja.