75 Mall Live Search
13:51 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / F.R

Alfred Dibrani falënderon qytetarët para ditës së zgjedhjeve: Bashkë ta çajmë rrethimin, voto 122

Alfred Dibrani, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë gjatë ditëve të fushatës.

Ai tha se kudo ku ka qenë është pritur me respekt, duke e konsideruar këtë një përvojë të paharrueshme.

“Iu falëndëroj nga zemra për gjithë respektin dhe përkrahjen që më ofruat këto ditë! Në çdo takim jam ndjerë si në shtëpinë time, falë mikpritjes suaj. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta harroj asnjëherë,” u shpreh Dibrani.

Ai tha se nesër pret një proces zgjedhor të qetë dhe ftoi qytetarët që t’i japin mbështetje Fatmir Limajt dhe Nismës, duke theksuar rëndësinë e zërit opozitar në Kuvend.

“Uroj që nesër gjithçka të shkojë mirë dhe bashkë ta çajmë rrethimin. Zëri i Fatmir Limajt i duhet Kuvendit si kurrë më parë. Voto 122,” përfundoi ai.

Alfred Dibrani me numrin 44 garon për deputet në Kuvendin e Kosovës në listën fituese 122.