22:19 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Algjeria ndalon mbulimin e fytyrës për punëtorët e sektorit publik

Autoritet algjeriane kanë ndaluar punonjësit e sektorit publik që t mbajnë në punë mbulesat e fytyrës, ose hixhabin.

Kryeministri Ahmed Ouayhia publikoi vendimin në një letër drejtuar ministrave dhe guvernatorëve rajonalë në vendin me shumicë myslimane të enjten e kaluar.

Nëpunësit civilë, shkroi ai, duhet të “zbatojnë rregullat dhe kërkesat e sigurisë dhe komunikimit brenda departamentit të tyre”.

Ai tha se punëtorët e sektorit publik duhet të jenë në gjendje të jenë “fizikisht të indetifikueshëm” ndërsa janë në vendin e punës.

Rreth këtij vendimi ka pasur reagime të shumta në mendiat sociale si nga ato pozitive dhe ato negative, të cilët e quajnë atë një përpjekje për të kontrolluar gratë dhe atë që ato zgjedhin për të veshur./Indeksonline/