Algjeriani i dehur sulmon me grushte punëtorin e sigurimit në Qendrën e Azilit-Magure

Raportohet se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka marrë informacione se në Qendrën e Azilit në Magure, është sulmuar punëtor i sigurimit.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për M. B. (1986).I njëjti është goditur me grusht.
Njësitet relevante policore ju janë përgjigjur rastit dhe menjëherë kanë arrestuar te dyshuarin A.D. 33 vjeçar nga Algjeria në ndikim te alkoolit. Mësohet se i njëjti refuzon ti behet matja.
Kujtojmë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i rastit dhe është iniciuar veprimi juridik. /Indeksonline/
