09:39 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ali Ahmeti arrin në selinë e EULEX-it, intervistohet në ditën e dytë nga Specialja

Ka arritur në ambientet e EULEX-it në Prishtinë, për të vazhduar për të dytë ditë me radhë intervistimin nga prokurorët e Gjykatës Speciale, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, shkruan IndeksOnline.

Ai gjatë ditës së djeshme  është marrë në pyetje nga Specialja në ambientet e EULEX në Prishtinë, e njësoj ka ndodhur edhe sot.

Ahmeti ka arritur në ora 9:30 atëherë kur edhe e kishte kohën e caktuar për tu intervistuar.

Kreu i BDI-së po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ku këtë të mërkurë intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tetë orë. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së./IndeksOnline/