Ali Ahmeti i përgjigjet ashpër gazetarit: Pse të tërhiqem unë, humbësi duhet të tërhiqet
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëherësh udhëheqësi i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj një pyetjeje të një gazetari lidhur me mundësinë e tërheqjes së tij nga politika.
Ahmeti e ka quajtur “të panevojshme” një tërheqje të tillë, duke theksuar se ka dalë fitues në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
“Pse të tërhiqem unë? A dëgjoni, a keni vesh apo s’keni? Kush ka fituar, humbësi duhet të tërhiqet. Shkoni në KQZ dhe verifikoni,” është shprehur Ahmeti. /Indeksonline/

