75 Mall Live Search
07:56 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ali Ahmeti i pranishëm në vendin ku do të mbahet takimi i Kurtit me Vuçiqin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është i pranishëm afër rezidencës presidenciale të Maqedonisë Veriore në Ohër.

Indeksonline ka kapur momentin kur Ahmeti së bashku me ministrin e jashtëm, Bujar Osmani futeshin tek vendi i takimit të Ohrit.

Kujtojmë se nga ora 10:00 do të nisin takimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi me zyrtarët e BE-së.

Derisa, më vonë do të zhvillohet takimi ndërmjet  Kurti dhe Vuçiqit për diskutim të planit franko-gjerman 

Raportim nga Ohri i gazetarit të Indeksonline, Alban Muhaxheri

Indeksonline ju sjell foto: