75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / OSH

Ali Ahmeti me fjalim prekës gjatë ceremonisë së varrimit të Ismail Ahmet Haxhiu

Në fshatin Lupç i Poshtëm, në prani të shumë pjesmarrësve, u varros Ismajl Ahmet Haxhiu, djali i atdhetarit të madh e patriotit të shquar Heroit të Kosovës Baces Ahmet Haxhiu!

Lideri Ali Ahmeti, në emër të shokëve e bashkëveprimtarëve i fundit u nda nga Ismajl Ahmet Haxhiu!

Në mes tjerash Kryetari Ali Ahmeti, tha: I dashur Bacë, ne varrimin tënnd nuk mundem të merrnim pjesë, por sot, kemi ardhur pranë varrit tënd dhe po ndahemi nga djali, shoku e bashkeveprimtari yt, por edhe nga shoku e bashkëveprimtari ynë Ismajl Haxhiu!

Me 2 Korrik 2020 në kohë pandemie kishte ndrruar jetë  Xha Osmani, babai i heroit të kombit Afrim Zhitia!

Për këtë shkroi edhe Abaz Gjuka, i cili ishte pjesëmarrës në lamtumirën e fundit të Haxhiut.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë, sot në fshatin Lupç i Poshtëm i dhamë lamtumirën e fundit Ismail Ahmet Haxhiut, djalit të atdhetarit të shquar e patriotit të madh, heroit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, bacës Ahmet Haxhiu!

Lavdi Ismail Haxhiut!”, shkroi ai./IndeksOnline/