75 Mall Live Search
15:50 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Ali Ahmeti: Me Kurtin, diskutuam vëllazërisht për sfidat e përbashkëta

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se bashkërisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.

“Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO.

May be an image of 3 people, people sitting and outdoors

Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit”, ka shkruar mes tjerash ai.

May be an image of 2 people

Statusi i tij i plotë:

Kënaqësi ta ritakoj Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam vëllezërisht për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.

Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO.

Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit.