21:20 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Ali Ahmeti në Drenicë për “Epopenë e UÇK-së”, rikujtoi vendin ku i gjen të gjitha

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Hmeti, me rastin e 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK–së”, pas vizitës te familja emblematike Jasharaj, ka shkruar në rrjetin social se “sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha, për të qëndruar pranë Jasharajve, përgjithmonë, sa të jetë jeta”.

Ahmeti, ka vlerësuar heroizmin e Familjes Jashari, duke theksuar se “Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë”.

Ja postimi i Ahmetit në fb:

Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në palcë, zemrën zjarr e kokën akull, lotin dhe buzëqeshjen, rënien dhe ngritjen, përjetësinë… Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë. Sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha, për të qëndruar pranë Jasharajve, përgjithmonë, sa të jetë jeta.