75 Mall Live Search
10:32 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / BA

Ali Ahmeti nuk kursen mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Gjykata po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia

Ish – eprori i UÇK-së, njëherit kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka ritheksuar se po bëhet një padrejtësi e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar e që nisi para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, aty ku sot edhe do të protestohet për të kërkuar drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ahmeti teksa shpreh mbështetjen e pakursyer ndaj tyre, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk po i gjykon ata mbi atë që është themeluar por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.  Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe dhe vendin e kanë në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se padrejtësia duhet të merr fund menjëherë.

“Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë! Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, theksoi ai.