Ali Ahmeti pas protestës: Shqiptarët folën njëzëri, është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi
Kreytari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së sotme që është mbajtur në Shkup.
Ai ka bërë me dije se pas Tiranës dhe Prishtinës edhe Shkupi e ka dhënë provimin kombëtar, duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët.
Ai ka shkruar në Facebook se shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi.
“Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë. Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi! Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër! Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK! Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria”, ka shkruar Ahmeti.


