21:33 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ali Berisha: AAK-ja zgjodhi përseri Pejën që të nisë një rrugëtim të ri për të bërë Kosovën 100 % shtet!

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Ali Berisha ka falenderuar të pranishmit që morën pjesë në tubimin parazgjedhor në qytetin e Pejës.

Berisha përmes një postimi në facebook ka thënë se pikërisht këtu në vendin ku lindi, AAK-ja zgjodhi përseri Pejën që të nisë një rrugëtim të ri për të bërë Kosovën 100 % shtet!

Ja postimi i plotë:

Së pari më lejoni të ju falenderojë nga zemra, një e nga një, të gjithë juve të pranishmëve, që edhe përkundër motit me shi, nga pamundësia që të futeni në sallë, qëndruat jashtë në shesh dhe përcollet nga ekrani i improvizuar tubimin impozant!

Të ndëruar qytetarë të Pejës,

Pikërisht këtu në vendin ku lindi, AAK-ja zgjodhi përseri Pejën që të nisë një rrugëtim të ri për të bërë Kosovën 100 % shtet!

Qytetarë të nderuar, tani në kohë fushate të gjithë liderët japin premtime të ndryshme. Japin premtime për secilën çështje, POR NE e dimë se vetëm një LIDER është që mbanë fjalën dhe mund ta dërgojë këtë Shtet drejt sovranitetit të plotë, që Institucionet e Kosovës të jenë të forta e me dinjitet e që jeta e qytetarit t’i ofrohet vendeve të tjera.

Ne si Dukagjin nuk i kemi vetëm 100 arsye që janë të rënditura në programin e AAK-së për ta votuar numrin 119, koalicionin AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit. Për ne e para dhe më e rëndësishmja është se udhëheqësi i Dukagjinit është garanci e plotë e programit dhe secilit premtim të dhënë. Për NE si Pejë nuk mund të ketë asgjë më shumë që na jep siguri se sa emri i Ramushit për ta ditur se jemi në rrugën e duhur;

NE më 6 tetor duke votuar për numrin 119 AAK-PSD, votojmë për vetën tonë sepse vetëm kështu mund të realizojmë projekte të cilat janë jetike për jetën e qytetarëve tanë:

Rruga Pejë – Prishtinë,
Autostrada e Dukagjinit,
Zgjedhja e problemit me ujë të pijes e kanalizime,
Stadiumi i qytetit,
Zhvillimi i Rugovës,
Modernizimi i Hekurudhës,
Zona Industriale dhe përkrahja e Biznesëve mund të bëhen për trevën tonë vetëm nëse Ramushi është Kryeministër;

Sot të gjitha partitë haptazi deklarohen se janë kundër Autostradës së Dukagjinit. Si mund ti votojmë si Dukagjin këto parti që para zgjedhjeve deklarojnë se nuk do të investojnë tek ne. Ne na duhet zhvillimi në Dukagjin. E kemi jetike dhe do të jemi me ata që mbështesin këtë zhvillim. Garantues për këtë kemi Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Arsyeja e tretë dhe jo më pak e rëndësishme është se në listën fituese të AAK-së janë kandidatët e Pejës, të gjithë njerëz të dëshmuar në aspektin kombëtarë dhe profesional që do të përfaqësojnë dhe do të jenë zëri i Pejës e Dukagjinit në Parlamentin e Kosovës;

Ju ftojë të votoni për vetën tuaj, për realizimin e projekteve të Dukagjinit, për konceptin 100% Shtet.

Të ndëruar qytetarë, Peja nuk u nda sepse Komandant e kishim Ramushin, Kosova nuk do të ndahet sepse Kryeministër do ta kemi Ramush Haradinajn.

URIME QYTETARË TË PEJËS, URIME QYTETARË TË KOSOVËS, NA PRIFTË E MBARA!