19:52 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ali Berisha: Jakup Krasniqi mbetet zëri më i pastër i luftës së drejtë të UÇK-së

Nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha ka theksuar se ftesa e radhës nga Dhomat e Specializuara, për Jakup Krasniqin, është edhe një tjetër fabrikim i mendësisë serbe si agresor dhe nxitës i shumë luftërave në Ballkan ndaj viktimës.

“Ftesa e radhës nga Dhomat e Specializuara, për z.Jakup Krasniqi është edhe një tjetër fabrikim i mendësisë serbe si agresor dhe nxitës i shumë luftërave në Ballkan, ndaj viktimës!

“Z.Jakup Krasniqi mbetet zëri më i pastër i luftës së drejtë të UÇK-së”, ka theksuar nënkryetar i AAK-së, Ali Berisha.