Ali Berisha: Kërkesat legjitime të Rugovës do të trajtohen në qeverisjen e ardhshme
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Ali Berisha gjatë ditës së sotshme ishte në një takim me bashkësinë territoriale të Rugovës.
Ai nga atje tha se koncepti 100% shtet është i domosdoshëm për vendin, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e Berishës:
Sonte u takuam me bashkësinë territoriale të Rugovës.
Kërkesat legjitime të trevës së Rugovës do të trajtohen me kujdesin maksimal.
Ndryshimi I “Ligjit për Parkun Kombëtar” dhe zhvillimi I infrasturës në Rugovë do të jenë tema që do të trajtohen në afat sa më të shpejtë në qeverisjen e ardhshme.

