15:07 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ali Berisha në terren, takime të shumta në fshatra të Pejës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, po vazhdon të jetë aktiv në terren.

Ish-kryetari i Pejës i ka mobilizuar banorët e shumë fshatrave të Pejës, duke paraqitur vizionin 100% të AAK-së.

“Programi ynë është zotim për një Kosovë të së ardhmes. Kjo Kosovë kërkon të ndërtojë institucione me njerëz profesionist e kredibil. Kryeminstri Haradinaj është prijës e garanci e këtij zotimi!
Këtë mesazh përcollem te strukturat e simpatizantët e Aleancës”, shkruan Berisha në njoftim.