75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 27 Janar 2025 / AR

Ali Berisha ngushëllon familjarët e tre viktimave që humbën jetën në aksidentin në Skenderaj

Ali Berisha ka reaguar për tragjedinë që goditi familjen Gashi nga Peja, ku tre anëtarë të familjes humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku.

Përmes një postimi, Berisha ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimave, shkruan Indeksonline.

“Është një dhimbje e madhe për gjithë komunitetin tonë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e tyre,. Jemi me ju në këtë moment të vështirë. U prehshin në paqe”, shkroi ai./Indeksonline/