14:26 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Ali Berisha: Peja gati për ora 16:00, respektoni masat antiCovid

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe kryetar i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, që garon me numrin 13 të listën e AAK-së me numër 135, në cilësinë e kreut të degës ka folur për RADIO-n 1, rreth përgatitjeve për tubimin e sotëm qëndror të AAK-së në Pejë.

Tubimi do mbahet në sheshin e qytetit, ndërsa Ali Berisha ka treguar se interesimi qytetar është i madh përderisa ka ftuar që nga pjesëmarrësit të respektohen masat antiCovid-19.

“Jemi gati. Peja është e mobilizuar. Në orën 16:00 do kemi një tubim dinjitoz, sepse Peja e do Ramushin president. Unë si nikoqir ftoj të gjtihë ata që do marrin pjesë, të bartin maska, të ruajnë distancën sociale në maksimum. Ne jemi gati, ekipet tona po punojnë që çdo gjë të shkojë mirë.”-tha Ali Berisha në RADIO-n 1 në emisionin “Një ditë ndryshe” te Linda Gjakova.

Kryeyari dhe kandidati i AAK-së Ali Berisha ka dhënë edhe mesazhet politike, para tubimit.

“Lista e AAK-së është listë dinjitoze. Sot prezantojmë kandidaturat nga Peja. Të gjitha kandidaturat janë të shkëlqyera dhe ne besojmë shumë se do dalim mirë. Po ashtu ftoj të gjithë që më 14 shkurt të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 135, për Ramushin president. Peja është qytet i dijes dhe tolerancës, është qytet i Aleancës… dhe unë jam i bindur se do t’i dalim hakut Ramushit”, tha Berisha.

Ali Berisha në disa mandate ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, ndërsa për një mandat ishte zv.ministër i parë i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në vitet 2008-2013 ishte kryetar i Pejës, i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë. Ai tani garon edhe për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës.