Ali Berisha publikon zotimet kryesore për Pejën

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha ka prezantuar zotimet kryesore. Sipas Berishës, me vizion të qartë, punë konkrete dhe përkushtim ndaj qytetarëve, Peja do të rikthehet në rrugën e zhvillimit e të dinjitetit që i takon.
Postimi i plotë :
Programi ‘Rikthimi për Pejën tonë’ mbulon shumë kërkesa dhe nevoja që i ka Peja, por edhe shumë projekte serioze që janë të domosdoshme për zhvillimin e komunës sonë.
Në këtë video, gjeni disa nga zotimet tona kryesore për mandatin që vjen, e që janë:
– Sheshi Haxhi Zeka;
– Nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në sheshin Haxhi Zeka;
– Transporti publik në të gjithë qytetin dhe të gjitha fshatrat;
– Mësimi tërëditor;
– Unaza e qytetit (Qarkorja);
– Zgjerimi i rrugëve në qytet.Me vizion të qartë, punë konkrete dhe përkushtim ndaj qytetarëve, do ta rikthejmë Pejën në rrugën e zhvillimit e të dinjitetit që i takon.