75 Mall Live Search
17:41 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Ali Berisha zgjidhet kryetar i AAK-së në Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka zgjedhur Dr.Ali Berishen kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. 

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë. 

“Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë. 

Njoftimi i plotë:

Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!
Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës!
Këtë kuvend madheshtor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj! 
Falënderim për të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të brendshem zgjedhor! 
Urime Kryetarit të Degës Dr.Ali Berisha!
Dalshim faqebardhë!
ËSHTË KOHA PËR RIKTHIM!