13:37 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Alicia Keys do të jetë nikoqire e “Grammy Awards 2019”

Alicia Keys do të jetë nikoqire e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Grammy Awards 2019”.Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale si dhe kanalit zyrtar në YouTube. Këngëtarja ka pohuar se ndihet e lumtur dhe e kënaqur me këtë nderim që i është bërë nga ana e kësaj ngjarje.

“Unë jam shumë e kënaqur që të njoftoj se do të jem nikoqire e ceremonisë së 61-të të Grammyt”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Theksojmë se dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora tashmë janë nominuar në kategori të ndryshme të ngjarjes kryesore botërore të muzikës.