75 Mall Live Search
19:02 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Alidema “shpërthen” në lot pas humbjes

Llapi u mposht nga Prishtina me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri” me një gol të shënuar minutat e fundit.

Derisa të gjithë futbollistët mysafir u larguan nga fusha, Festim Alidema qëndroi derisa të gjithë tifozët lëshuan stadiumin.

Ai kishte shpërthyer në lot pas humbjes që ndoshta edhe mund të jetë disfata e titullit.

Ndaj ti u bë një ndërhyrje në zonë, por gjyqtari Genc Nuza nuk e vlerësoi si penallti dhe vazhdoi lojën.

Festim Alidema në xhiron e 19-të i shënoi një supergol nga distanca Dritës për ta mbajtur në garë Llapin. /IndeksOnline/