75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Alioski: Nuk kemi frikë nga Chelsea, shkojmë për pikë atje!

Anësori i Leeds United, Ezgjan Alioski foli për media para përballjes së ditë së shtunë në Premierligë kundër Chelseas.

Leeds udhëtojnë drejtë “Stamford Bridge”, pasi një ecurie të mirë të kaluar me ndaj skuadrave si Arsenal e Everton, ku arritën t’i marrin katër pikë, shkruan IndeksOnline

Futbollisti me prejardhje shiqiptare, Alioski foli për ndeshjen kundër djelmoshave të Lampard dhe këmbëngul se Leeds nu kia kan frikën aspakë Chelseas.

“Ne i kemi parë ata në Ligën e Kampionëve më parë dhe duke fituar kampionatin, tha Alioski.

“Ata janë një klub i madh me lojtarë të mëdhenj.

“Është e bukur, ne kemi ardhur në Premier League dhe duke luajtur kundër këtyre ekipeve mund të shohim se ku jemi.

 “Unë mendoj se kemi treguar karakter dhe lojë të bukur kur kemi luajtur kundër klubeve të tjera të mëdha si Manchester City dhe Liverpool, e edhe ndaj Chelseas jemi të gatshëm.

“Të njëjtën gjë e bëm edhe kundër Arsenalit dhe Evertonit, ne kemi këtë cilësi, por ne mund ta bëjmë këtë vetëm si ekip.

“Ata mund të kenë lojtarë individualë më të mirë, por përpjekja ekipore që kemi, së bashku me besimin te njëri-tjetri, vërtet ndihmon.

“Ne mund të shkojmë kudo dhe të befasojmë ekipet, nuk kemi frikë të shkojmë atje dhe të marrim pike”, tha Alioski.