Alisson Becker tregon se çfarë duhet të bëjë që të jetë legjenda e Liverpool
Alisson Becker është lavdëruar për “fillimin e shkëlqyeshëm” të karrierës së tij në Liverpool, por ai tha se ai ka një rrug të gjatë, përpara se të bëhet legjenda e Anfield.
Alisson u bë vetëm portieri i katërt i Liverpoolit që luajti në një finale, e në të cilën fitoi 2-0 ndaj Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve, përcjell Indeksonline.
Braziliani i cili do të startojë për kombëtaren e tij në finalen e Copa America kundër Perusë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që prej ardhjes nga Roma për 65 milionë funte verën e kaluar, duke pretenduar çmimin “e dorezave të arta” të Premierligës.
Por Ray Clemence i vetmi portier tjetër i Liverpool që ka luajtur në një finale të Kupës Evropiane, beson se jetëgjatësia tani do të jetë çelësi për Alison.
“Ai është dëshmuar këtë vit se është një portier i madh,” tha Clemence, i cili bëri 665 paraqitje për Liverpool gjatë viteve 1968 dhe 1981, duke fituar tre Kupat Evropiane, dy Kupat UEFA, një FA Cup dhe pesë tituj të ligës.
Ai tha se këtë sukses Braziliani duhet ta mbajë edhe për 5 apo 10 vitet e ardhëshme dhe kështu do të mbetet edhe legjenda e kësaj skuadre./Indeksonline/.