Alisson drejt rikthimit në Serie-n A, arrin marrëveshje me gjigantin italian
Alisson Becker pritet të largohet nga liverpuli gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas gazetarit Nicol Schira, portieri brazilian ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Juventusin, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se është propozuar një kontratë e vlefshme deri në vitin 2029, me një pagë prej rreth 5 milionë euro në sezon.
Schira bënë të ditur se klubi torinez tashmë ka nisur bisedimet me Liverpulin për transferimin e portierit.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të lejojnë largimin e një prej lojtarëve kyç të skuadrës.
Alisson konsiderohet një nga portierët më të mirë në botë dhe largimi i tij do të përbënte një goditje të madhe për Liverpulin, nëse nuk arrijnë të gjejnë zëvendësuesin e tij./IndeksOnline/
🚨🚨🚨 نيكو سكيرا: أليسون بيكر يوافق على الشروط الشخصية مع يوفنتوس مع عقد يمتد حتى سنة 2029 براتب 5 ملايين أورو سنوياً ⬜⬛✅🇮🇹🇧🇷
— Arte Del Calcio (@ArteDelCalcio) May 6, 2026
⚠️ يعمل يوفنتوس الآن على محاولة التوصل إلى اتفاق مع ليفربول، الذي لم يقرر بعد ما إذا كان سيبيع حارس المرمى أم لا. المحادثات بدأت بالفعل 🔥🇧🇷… pic.twitter.com/6XyUOTkHnl

