Alisson është zyrtarisht portieri më i mirë në botë
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker është zgjedhur portieri më i mirë në botë nga FIFA.
Në garë të ngushtë, ai ka mposhtur Edersonin e Manchester Cityt dhe Marc Andre Ter Stegen të Barcelonës.
Alisson, muajin e kaluar ishte zgjedhur edhe portieri më i mirë në Evropë nga UEFA. /Indeksonline/