17:03 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Alisson ka bërë më shumë gabime se Karius me fanellën e Liverpool në Premier Ligë

Transferimi i Alisson në Liverpool deri më tani ka dal të jetë tejet i suksesshëm.

Braziliani me performancën e tij shpeshherë ka arritur që ta shpëtoj skuadrën e tij nga pësimi i golave, transmeton Indeksonline.

Por, në një statistikë Alisson është më keq se portieri i famshëm, Loris Karius i cili bëri shumë bujë me gabimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.  

Që nga fillimi i sezonit 2016/17, Alisson ka bërë 4 gabime që kanë përfunduar me gol në Premier Ligë.

Mingolete që nga ajo kohë ka bërë 3 gabime, kurse Karius 2. Këto statistika janë vetëm në kuadër të Premier Ligës.

Braziliani edhe mbrëmë kundër Arsenalit bëri një gabim, gjë që i kushtoj me gol Liverpoolit./Indeksonline/