Alisson: Ne nuk mendojmë për Manchester Cityn
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Everton, Manchester City doli në vendin e parë në ligë, ku ka pikë të njëjta me Liverpool por golaverazh më të mirë. Liverpool ka një ndeshje më pak.
Portieri i Liverpool, Alisson në një deklaratë tha se ekipi i tij ende beson që do ta fitoi ligën, transmeton Indeksonline.
“Ne besojmë, ne mund të fitojmë ligën. Ne e kemi treguar në të kaluarën që ne jemi të mirë dhe mund të vazhdojmë këtë në ndeshje e mbetura” tha braziliani.
“Presioni jonë është i njëjtë. Çdo kush mund të fitoi ligën por këtu në Liverpool koncentrimi ynë është të fitojmë ndeshjet dhe të mos lëshojmë pikë” vazhdoi Alisson.
“Ne nuk mendojmë për Manchester Cityn, ne mendojmë për vetën tonë” përfundoi numri një i Liverpoolit dhe Brazilit.
Këtë të shtunë Liverpool luan kundër Bournemouth, ku duhet të marrë tre pikët e plota, ndryshe do ta humbasë mundësinë për vendin e parë./Indeksonline/