20:50 / E Diele, 16 Maj 2021 / A. A

Alisson: Shpresoj që babai ishte këtu për ta parë golin

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ishte heroi i fitores kundër West Bromwich Albion.

Braziliani shënoi në sekondat e fundit, golin që i jep shpresa të mëdha ‘The reds’ për kualifikim në Champions League.

Alisson pas ndeshjes ishte tepër i emocionuar dhe golin ia dedikoi babait, të cilin e humbi tragjikisht para disa javësh.

“Kam lujtur futboll prej se kam lindur ke babain tim. Shpresoj që ai ishte këtu për ta parë golin. Jam i sigurt që është duke festuar” deklaroi Alisson./Indeksonline/