Alisson zgjedhet portieri më i mirë i sezonit në Uefa Champions League
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker është zgjedhur portieri më i mirë i sezonit 2018/19 në Uefa Champions League.
Çmimi i’u dorëzua sot në Monaco, gjatë ceremonisë ku do të zgjedhet formacioni më i mirë në Evropë dhe do të hidhet shorti për edicionin e ardhshëm.
Alisson e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, duke mposhtur Tottenhamin në finale. /Indeksonline/