75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Aliti: Dëshiruam t’i bëjmë shqiptarët krenarë, duhet ta pranojmë humbjen

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova humbi ndeshjen me rezultat 1-0 në stadiumin Fadil Vokrri.

 “E kemi pas në kokë pasi nuk ka qenë humbje e lehtë jemi munduar të reagojmë. Kemi qenë pozitiv dhe kemi krijuar shansa në dy pjesët dhe kemi desh ti tregojmë gjithë publikut që jemi këtu. Kemi dëshiruar të bëjmë shqiptarët krenar, por duhet të pranojmë humbjen”, ka thënë Aliti.